Grupi ndërkombëtar i punës në Qeveri do t’i shqyrtojë të dhënat nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe bankat komerciale për hekurudhën e shpejtë

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Në seancën e djeshme të mbyllur të Qeverisë është shqyrtuar informacioni lidhur me të dhënat e dorëzuara nga ana e institucioneve ndërkombëtare financiare dhe bankat komerciale për financimin e hekurudhës së shpejtë dhe është sjellë konkluzion që të formohet një Grup ndërkombëtar i punës në kuadër të Qeverisë, njoftoi sot Ministria e Financave (MF).

Në kërkesën e parashtruar nga Ministria e Financave janë përgjigjur 16 institucione ndërkombëtare financiare dhe banka komerciale mes të cilave: Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Italiane e Zhvillimit, MUFG japoneze, Çarted Standard britanike, Banka e Amerikës, Erste Bank, Societe Gjeneral, Dojçe Bank, JP Morgan, Citibank, Uni kredit, Kargill dhe NLB dhe Rajfajzen Bank.

Përmbajtja e dokumantacionit, e cila është dorëzuar nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe bankat komerciale dhe me logon konfdenciale (confidential), theksojnë nga MF.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More