Guvernatori i ri, presidentja Siljanovska do të konsultohet edhe për disa ditë

nga D. V.

Shkup, 19 maj – Sipas të informacioneve të TV21 nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova, pas konsultimeve të djeshme me tre kandidatët që pretendojnë funksionin e guvernatorit në Bankën Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, Zoran Stavrevski dhe Trajko Sllaveski, në ditët në vijim pritet të merret vendimi se kush do t’i propozohet Kuvendit si emër për këtë post.

Nga Kabineti i Presidentes thonë se konsultimet shtesë po kryhen për të sjellë zgjidhjen më të mirë për këtë funksion, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme. Mandati i guvernatores aktuale, Anita Angellovska Bezhoska skadon nesër, më 20 maj 2025, por nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vazhduar detyrën e saj deri në zgjedhjen e guvernatorit të ri, ose rizgjedhjen e saj. Zgjedhja e Guvernatorit bëhet në Kuvend dhe kërkon votën e 61 deputetëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More