Hakan Fidan u takua me përfaqësuesit e sektorit civil të RMV-së

nga Xh M

Ankara, 24 janar – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, dje në Ankara ka pritur në takim përfaqësuesit e sektorit civil të RMV-së. Delegacioni nga RMV, i përfaqësuar nga zv. kryetari i Fondacionit për Civilizim Islam (FOCIC), Prof. Dr. Adnan Ismaili, kryetari i shoqatës “Ensar”, Prof. Dr. Sylejman Baki, kryetari i shoqatës “Kopru”, Husrev Emin dhe kryetari i SHK “Vizioni – M”, Taxhudin Shabani, në takimin miqësor me kryediplomatin turk, Hakan Fidan, biseduan rreth projekteve kulturore , sociale dhe humanitare të sektorit civil në vend dhe rajon.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutua edhe mbi projektet kulturoro-humanitare të shoqatave përkatëse për vitin 2025.

Në lidhje me këtë takim, ka shkruar edhe kryetari i shoqatës “Kopru”, Husrev Emin, i cili ka shprehur falënderimet e tij të përzemërta për mikëpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen miqësore të ministrit të jashtëm turk, Hakan Fidan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More