Shkup, 10 maj – Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski sot do të hapë hakatonin “Klikoni në mënyrë të sigurt”, i cili mbahet në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike.
Siç kumtuan nga Ministria e Transformimit Digjital, hakatoni “Kliko në mënyrë të sigurt” është një projekt në kuadër të Ministrisë dhe i organizuar nga “MKSafeNet”. Ata shtojnë se në hakaton do të marrin pjesë disa ekipe me nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete anembanë vendit.
“Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, do të hapë hakatonin “Kliko në mënyrë të sigurt””, i cili organizohet nga MKSafeNet, një projekt në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital. Në hakaton do të marrin pjesë disa ekipe me nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete të Maqedonisë, qëndron në kumtesën.