Hamza: Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme, 50% rritje pagash në sektorin publik, unë e mbaj fjalën

nga D V

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka përmendur edhe sot premtimin kryesor për rritjen e pagave në sektorin publik për 50%, raporton Ekonomia Online.

Hamza thekson se vështirësimi i jetesës për qytetarët gjatë viteve të fundit, do të përmirësohet.

“Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave”, tha Hamza në Facebook.

“Unë e mbaj fjalën!”, ka shkruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More