Hamza takon Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor: Kosova ka nevojë për mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anzhej Frangesh.

Gjatë takimit, Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në proceset e dialogut dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

“Ne diskutuam edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hamza.

Kryetari i PDK-së më tej theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More