Hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025

nga D. V.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njofton se nga data 2 deri më 16 qershor 2025, janë të hapura aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit arsimor shqiptar përmes programit “Mësues për Shqipërinë”.

Ministrja Manastirliu në postimin e saj në rrjetet sociale evidenton se për “kandidatët që kanë dhënë provimin e licencës në maj 2025, ose janë në proces licencimi, afati i aplikimit do të jetë  nga data 13-23 qershor 2025”.

Aplikimet realizohen përmes e-Albania. “Thjesht, shpejt dhe online”, shkruan Manastirliu.

Në proces mund të aplikojmë të gjithë të diplomuarit në fushat përkatëse të mësimdhënies, të cilët plotësojnë kriteret ligjore dhe arsimore për t’u bërë mësues.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More