Hapet ambulanta në Kodrën e Diellit

nga Xh M

Tetovë, 16 janar – “Sot, me kënaqësi të veçantë, hapëm zyrtarisht ambulancën në Kodër të Diellit, një hap i rëndësishëm që erdhi pas kërkesës së Ski-Qendrës për ta vënë në funksion këtë shërbim, i cili ka qenë jo funksional që nga koha e pandemisë COVID-19.

Bashkë me Drejtorin e IPSH-Spitali Klinik Tetovë, z.Agim Berisha, realizuam këtë hap, që do të sigurojë asistencë shëndetësore për vizitorët dhe skiatorët gjatë këtij sezoni dimëror.

Falënderojmë Drejtorin që e pranoi ftesën tonë dhe që bëri të mundur këtë rikthim të rëndësishëm. Nga sot, ambulanca do të jetë e hapur për të gjithë deri në përfundimin e sezonit turistik!” thotë drejtori i Kodrës së Diellit, Gani Aliji

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More