Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

nga Xh M

Ministria e Brendshme ka bërë me dije ditën e sotme se është hapur garën për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ministria e brendshme thekson se kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin shoqërues për kriteret e përgjithshme e të posaçme, brenda datës 26 Qershor 2024.

Disa nga kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët janë të ketë vetëm shtetësinë shqiptare; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të mos ketë marrë cilësinë e të pandehurit për kryerjen e një vepre penale, ose ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë e sigurimit personal; të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës; të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në momentin e aplikimit.

Kriteret e posaçme që duhet të kenë kandidatët janë: të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushën e rendit ose sigurisë; të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë; të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë; të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More