Hapet kufiri me Greqinë

nga Xh M

Gjevgjeli, 22 dhjetor – Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se nga ora 21:00, kalimi kufitar Evzoni është i hapur për të gjitha llojet e trafikut që hyjnë në Republikën e Greqisë.

Bllokimi për hyrje në Greqi sot filloi nga ora 18:40.

Pikëkalimi kufitar Evzoni u mbyll sërish për shkak të bllokadave të vazhdueshme nga fermerët grekë, gjë që po krijon probleme serioze për pasagjerët dhe kompanitë e transportit.

Bllokadat po zbatohen çdo ditë, ndërsa në ditët e fundit kryesisht në pasdite. Gjatë bllokadave katër-orëshe, trafiku është pezulluar për të gjitha llojet e automjeteve – pasagjerëve dhe mallrave, me përjashtim të rasteve të emergjencës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More