Hapet zyra e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë

nga D V

Shkup, 17 tetor – Në Ministrinë e Drejtësisë sot ishte hapur zyra e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë.

Siç informoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, në konferencën e sotme për media pas hapjes së zyrës, ministria gjatë periudhës së kaluar ka punuar në sigurimin dhe realizimin e më shumë aktiviteteve me qëllim të përfundimit të procesit me karakter administrativ – teknik dhe juridik për funksionimin e Komisionit si subjekt i pavarur me punën e tij.

“Edhe pse Ligji për pagesën e kompensimit në të holla të viktimave nga veprat penale hyri në fuqi më 25.11.2022, ndërsa filloi që të zbatohet nga 25.05.2023, ja, sot, 17 muaj të tërë pas zbatimit Ministria e Drejtësisë siguroi kushte hapësinore për funksionimin  e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë e formuar më 13.02.2024”, tha ministri.

Kryetarja e Komisionit, Cvetanka Periq, deklaroi se Komisioni sot fillon me punë.

“Po fillojmë të punojmë si person juridik i pavarur, na duhej procedurë regjistrimi, për të siguruar ambiente në ministri. Nga sot do të fillojmë me punë, shpresoj se seanca e radhës do të ketë rezultate”, tha ajo.

Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë kompensim në të holla për viktimat e veprave penale të kryera me dhunë si ndihmë nga shteti, në përputhje me parimin e solidaritetit social dhe parandalimin e viktimizimit dytësor si vuajtje shtesë që viktimat mund të pësojnë nga qëndrimi i organeve kompetente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More