Hapja e qendrës për AI në Maqedoni, Mickoski: Është diçka për të cilën jam vërtet i emocionuar dhe i lumtur

nga D. V.

Shkup, 14 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski ka përshëndetur deklaratën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila dje njoftoi se Bashkimi Evropian do të hapë dy ‘fabrika AI’ (qendra për zhvillimin e inteligjencës artificiale) në Ballkanin Perëndimor, njëra në Maqedoninë e Veriut dhe tjetra në Serbi, përcjell TV21. Mickoski tha se qeveria vazhdimisht ka punuar që të realizohet ky projekt.

“Është projekt që e udhëhoqi qeveria, respektivisht Ministria për Transformim Digjital. Është diçka super për qytetarët e Maqedonisë. Sepse për herë të parë ne do të shfrytëzojmë resurset e tona vendore, këtë e kemi bërë me fakultetet FEIT dhe FINKI, me kolegët prej atje. Dhe kjo është diçka për të cilën jam vërtet i emocionuar dhe i lumtur. Rreth 5 milionë euro bashkëfinancim, praktikisht ekspertët tanë, studentët tanë, profesionistët do të mund t’i shfrytëzojnë dhe thithin resurset që i ka vetë BE-ja dhe është mirë që presidentja Von der Leyen e paralajmëroi këtë, sepse bëhet fjalë për dy projekte, njëri është projekt që e ka fituar Maqedonia, ndërsa tjetri është projekt që e ka fituar Serbia. Deri tani i kemi shfrytëzuar përvojat dhe resurset e vendeve fqinje, tani do të kemi qendrën tonë që do të merret me inteligjencë artificiale”, tha mes tjerash Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More