Haradinaj apel aleatëve të Kosovës: Mbështetni avancimin e vendit tonë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

nga D V

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë.

Haradinaj ka apeluar tek aleatët që të mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik.

“Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More