Haradinaj konfirmon aderimin e Dardan Krasniqit në AAK

nga D. V.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur aderimin e Dardan Krasniqit në Aleancë, duke e vlerësuar si një profil që i shton forcë ekipit dhe vizionit të partisë për zhvillimin e vendit.

Në njoftimin e tij, Haradinaj ka thënë se Dardani sjell energji të re, integritet dhe profesionalizëm, si dhe një kuptim të thellë të proceseve institucionale dhe zhvillimore që i duhen Kosovës në këtë fazë vendimtare.

“Dardan Krasniqi i bashkohet Aleancës me përvojë dhe vullnet për t’i shërbyer vendit. Besoj fuqishëm se angazhimi i tij do të reflektojë në projekte konkrete dhe në përfaqësim të denjë të qytetarëve,” ka deklaruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka theksuar se dera e Aleancës është gjithmonë e hapur për njerëz profesionistë, të përgjegjshëm dhe të gatshëm të kontribuojnë në kauzat kombëtare dhe në zhvillimin ekonomik e institucional të Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More