Haradinaj: Kurti po qëndron kundërligjshëm në krye të Qeverisë, mban dy pozita

nga D. V.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar Albin Kurtin për qëndrim të kundërligjshëm në krye të Qeverisë, duke theksuar se ai vazhdon të mbajë njëkohësisht pozitat e kryeministrit dhe deputetit, raporton Ekonomia Online.

“Është gabim që Kurti po mban dy pozita. Kemi një qeveri të kundërligjshme,” u shpreh Haradinaj. Ai shtoi se më shumë rëndësi për Kurtin ka pasur emërimi i Albulena Haxhiut sesa konstituimi i Kuvendit.

Haradinaj rikujtoi se AAK kishte ofruar një zgjidhje para nominimit të Haxhiut dhe se janë ende të gatshëm për marrëveshje, nëse ndërrohet kandidati për kryeparlamentar.

”Kemi bë diçka shumë më shumë sesa zotëri Kurti në të kalumen. Pra më e rëndësishme për Kurtin është Albulena sesa konstituimi. Unë kam thënë se kemi një qeveri të kundërligjshme. Ai po mban dy pozita, edhe të deputetit edhe të kryeministrit. Kjo është gabim, por.. Ne kemi ofruar propozimin para se me u nominu Haxhiu. Me kalimin e kohës kjo është blloku. Ne kemi bërë një ofertë dhe i qëndrojmë asaj oferte, sot nëse ndërrohet emri i kandidatit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More