Haradinaj: Mirëpres mundësinë konsultative të LDK-së, por angazhohem për qeveri të Opozitës

nga D. V.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pak para fillimit të seancës së 12-të konstituive, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se partia që ai udhëheq nuk do të marrë pjesë në një takim ku merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, AAK-ja është e përkushtuar për krijimin e një qeverie të dalë nga opozita.

“Jam i angazhuar për një qeveri opozitare dhe i hapur për konsultime me LDK-në, PDK-në dhe partitë e tjera opozitare. Nuk ka asgjë të keqe në ftesat për konsultime,” tha Haradinaj.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në një takim ku është e pranishme edhe VV-ja, ai u përgjigj shkurt “jo”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More