Haradinaj: Nëse do të jetë një kandidat unifikues, e japim votën

nga D. V.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse VV-ja propozon një kandidat unifikues, kjo parti e voton, raporton Ekonomia Online.

Tutje, ai ka thënë se VV nuk e ka menaxhuar mirë situatën dhe se nuk kanë pasur qasje serioze.

“Nëse do të jetë një kandidat unifikues, e japim votën. S’është propozim (Saranda Bogujevci), ka mbajtur qëndrim të respektueshëm, s’do të ishte problem me e votu atë, edhe Shqipe Selimi. Ne I kemi propozuar këta dy emra”.

“E dimë që VV-ja e propozon, kryetari I kvendit nuk do të duhej të ishte politike”.

“Menaxhim i keq nga VV-ja, vetëm tash gjysmë ore para seancës i kanë thirrë përfaqësuesit e partive, nuk është një qasje serioze”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More