Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë, flasin për rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit

nga Xh M

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot u takua me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.

Haradinaj thotë se në këtë takim u diskutua për rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit, transmeton Klankosova.tv.

“Në takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, theksuam rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit si moment kyç për demokracinë tonë”.

Tutje, i pari i AAK-së, shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian për Kosovën.

“Vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën dhe kontributin e pazëvendësueshëm në forcimin e institucioneve tona demokratike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë, ndërsa bashkëpunimi me aleatët tanë historikë është thelbësor në këtë proces, në të cilin Italia mbetet prej partnerëve më të rëndësishëm”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More