Haradinaj takon ambasadorin Guerot, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

nga D V

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Diskutuam për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit; thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO. Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik”, ka pohuar ai, transmeton Telegrafi.

Tutje, ai ka shkruar se ka vlerësuar lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë.

“Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More