Hasani: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

nga Xh M

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë një Qeveri të udhëhequr nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, pavarësisht situatës politike.

Ky reagim erdhi pas komenteve të analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se disa deputetë të PDK-së, përfshirë Nait Hasani, kishin shprehur se nuk do ta bllokonin krijimin e qeverisë.

“Unë me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit. Edhe nëse vota ime është për të shkuar në zgjedhje, në zgjedhje do të shkojmë, ndërkaq nuk do ta votoj qeverinë me Albin Kurtin kryeministër”, ka thënë Hasani në Debat Plus.

Ramabaja më herët në Debat Plus deklaroi disa nga deputetët kanë ndryshuar qëndrim gjatë ditëve të fundit dhe se ka një mundësi që të arrihet një marrëveshje për formimin e qeverisë, duke përfshirë deputetë të LDK-së dhe PDK-së.

“Është shumë e qartë, njëri prej deputetëve (Nait Hasani) të PDK-së, dje është deklaruar se nuk guxojmë ta bllokojmë krijimin e qeverisë. Dhe të tjerë që s’kanë folur ende dhe priten të flasin. Sigurisht nuk do të lejojnë të shkohet në zgjedhje, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi me shku”, ka thënë Ramabaja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More