Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

nga D. V.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Në ceremoni morën pjesë krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Në Srebrenicë mbi 8000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e shpalli 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Në kuadër të vizitës njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri Hasani zhvilloi takime me homologun e tij, Elmedin Konaković, ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe me Amer Kapetanović, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More