Hasani, takime me homologë në Forumin Strategjik të Bledit

nga D V

Gjatë Forumit Strategjik të Bledit në slloveni, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrin e Shtetit për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar,Stephen Doughty, drejtoren e Agjencisë për të Drejtat Themelore të BE-së Sirpa Rautio dhe shefin e Evropës dhe Euroazisë të Forumit Ekonomik Botëror, Andrew Caruana Galizia.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ministri Hasani theksoi përkushtimin e Shqipërisë për zbatimin e rekomandimeve të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore si një aspekt thelbësor të raporteve të Komisionit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More