Hasani takon kryeparlamentarin e Izraelit: Fluturimet direkte, sinjal pozitiv për bashkëpunimin mes dy vendeve

nga D. V.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani është takuar sot me Amir Ohan, kryetar i Parlamentit të Izraelit, Knesset.

Gjatë takimit, Hasani bëri me dije në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë konstruktive, ndërsa shtoi se, “theksuam bashkërisht rëndësinë e zhvillimit të ndërveprimit ndërparlamentar përmes inkurajimit të vizitave reciproke dhe shkëmbimit të përvojave”.

Hasani po ashtu përmendi edhe fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit për të cilat tha se janë një sinjal pozitiv për të avancuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

“Fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit – tashmë 5 herë në javë dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit – janë një sinjal pozitiv për të avancuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme si siguria, infrastruktura, shëndetësia, teknologjia, inovacioni, bujqësia e të tjera”, u shpreh Hasani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More