Haxhiu: Kurti do të takohet me Limajn, ka vullnet nga të dyja palët

nga D. V.

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se VV dhe NISMA e kanë bërë të qartë se kanë vullnet për bashkëpunim, megjithëse nuk ka asgjë konkrete, raporton Ekonomia Online.

Para seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të takohet me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.

Ajo ka shtuar se nuk pret konstituim të Kuvendit as në seancën e 47-të, pasi që sipas saj, opozita s’ka ndryshuar.

“Kryetari jonë, kryeministri Albin Kurti do të ketë takim me kryetarin Limaj. E kemi bërë të qartë që kemi vullnet nga të dyja palët që të vazhdojmë bashkëpunimin, por që ende nuk ka asgjë konkrete”.

“Nuk besoj që do të ketë qëndrim as sot. I kemi përcjellë qëndrimet e opozitës, nuk është se ata kanë ndryshuar, dhe sot, kushdo që vjen në seancë, do të votojë sipas përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe sipas asaj që thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj që do të ketë ndryshim të situatës, fatkeqësisht”, shtoi Haxhiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More