Haziri i përgjigjet Kurtit para seancës: S’ka vakuum institucional në politikë

nga Xh M

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i është përgjigjur kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, i cili dje tha se Ksoova po kalon në një proces vakuumi institucional.

Para mediave pak minuta para fillimit të seancës, ai tha se kjo nuk qëndron sepse sipas tij, nuk ka vakuum institucional në politikë.

“Me vetë faktin që nuk kemi marrëveshje politike për qeverinë nuk mund të përballohet zgjedhja e kryetares së Kuvendit sepse është proces i lidhur, përkundër që Kurti po insiston me e nda. Nuk besoj që përballohet kjo situatë ndryshe nëse nuk arrihet një marrëveshje. Ne jemi për bashkëpunim, lloj bashkëpunimi institucional. Nuk kemi qëllim me ndër bashkëqeverisje sipas kërkesës së VV-së, duhet me u marr me lehtësi politike”, tha Haziri, njofton Klankosova.tv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More