Haziri thotë se Qeveria Kurti ka përjashtuar Gjilanin nga investimet

nga D V

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka përjashtuar Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet, raporton Ekonomia Online.

Ai thekson se Qeveria aktuale  i ka bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore, ndërsa shton se LDK është shpresë për qytearët.

“Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK besë dhe shpresë për qytetarët. Shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt. Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore”, tha Haziri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More