Helmimi i banorëve në Bulqizë, mjeku përjashton shkakun e ujit të pijshëm

nga D V

Edhe gjatë ditës së sotme qytetarë të Bulqizës janë paraqitur në spital me simptoma helmimi.

Mjeku Shahin Kaja për Report Tv përjashtoi mundësinë që qytetarët të jenë helmuar nga uji i pijshëm, kjo pasi sipas tij ata janë nga zona të ndryshme.

‘Sot me fillimin e ditës së re kanë filluar rastet me heqje barku me të vjella me temperatura, por kjo nuk lidhet me ujin e pijshëm, por me faktorë virale. Kjo pasi rastet janë sporadike dhe jo të centralizuara me një vend. Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi,” tha doktori.

“Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam tek rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme”, u shpreh mjeku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More