Himara drejt zgjedhjeve të reja, mandati i Belerit pritet të shpallet i pavlefshëm

nga D V

Të enjten e 4 korrikut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë procedurat për shpalljen e vakancës për drejtimin e Bashkisë së Himarës.

Në orën 11:00, KQZ njofton se do të miratojë projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Alfred. Beleri”.

Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, betimi i Belerit si kryetar duket i pamundur dhe KQZ pritet të konstatojë pavlefshmërinë e mandatit të tij, pas dënimit të formës së prerë edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Në përfundim të procedurave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fati i zgjedhjeve të reja në Himarë do të jetë në duart e Presidentit, i cili brenda 45 ditëve nga shpallja e vakancës duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja.

Fredi Bleri garoi në zgjedhjet e 14 Majit 2023 nën logon e koalicionit Bashkë Fitojmë, por u arrestua 4 ditë para zgjedhjeve me akuzën për korrupsion aktiv në zgjedhje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More