Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale

nga D V

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për investimet kapitale, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se është i katërti vit me radhë i humbur në këto investime.

Sipas Hotit, nga 913 milionë euro të parapara për investime kapitale, për nëntë muaj janë shpenzuar vetëm 325 milionë euro.

“Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, ka shkruar Hoti.

Ai ka potencuar edhe përqindjen e realizimit nëpër secilën ministri, ku ajo e Industrisë, Drejtësisë, Financave, Bujqësisë, figurojnë më përqindje shumë të ulët të realizimit. Pas tyre renditen Ministria e Arsimit, Ekonomisë, Shëndetësisë, e Punëve të Brendshme dhe Kulturës.

“Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore”, thekson Hoti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More