Hoti liston disa nga ‘dështimet’ e Qeverisë Kurti për arsimin: Nuk do koment

nga Xh M

Ish kryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti një ditë para se të filloj viti i ri shkollor ka përmendur disa nga ‘dështimet’ e Qeverisë Kurti në arsim.

Ai përmes një postimi në Facebook ka listuar premtimet e Kurtit për arsimin dhe mosrealizimin e tyre.

“Ja premtimet dhe realizimi i tyre për fushën e arsimit. Nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie. Nuk do koment. Kësaj liste i shtohet edhe dështimi në furnizim me libra në kohë dhe me kosto të ulët, duke pamundësuar nisjen e mbarë të vitit shkollor. Dialogu me sindikatat ka munguar plotësisht, duke pamundësuar përgatitjen e kontratës së re kolektive. Të mos flasim për rishikimin e vazhdueshëm të cilësisë së librave dhe materialeve e qasjeve në mësimdhënie, apo për pajisjen e secilës shkollë me pedagogë, psikologë e stafin tjetër ndihmës për mësimdhënësit dhe nxënësit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More