Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

nga L. M

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se duhet të respektohet, pavarësisht nëse është në favor apo jo të një pale të caktuar politike.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Gjykata Kushtetuese ka folur qartë dhe se votimi duhet të jetë i hapur, sepse kjo është mënyra si funksionon demokracia.

Ai shtoi se e drejta për të propozuar nuk mund të keqpërdoret dhe të kthehet në farsë, siç ndodhi, sipas tij, në 50 seanca radhazi.

“Sulmet e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme”, ka shkruar ai.

“Vendimet e saj duhen respektuar, ashtu si i kemi respektuar edhe kur nuk na kanë favorizuar. Shumica vendos. Ky është një parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë”, tha Hoti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More