Hoti: Të shtohen 2.5 miliardë lekë në buxhet për punësimin e 2500 logopedistëve në shkolla

nga D V

Deputetja e PD, Elda Hoti paraqiti amendamentet e opozitës për buxhetin e vitit 2025, ku kërkoi një rritje me 2.5 miliardë lekë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me qëllim përballimin e kostos për punësimin e 2500 logopedëve.

“Nëpërmjet kësaj nisme synohet që fëmijët me nevoja të veçanta të marrin një trajtim të veçantë që kontribuon në mirërritjen dhe mirë edukimin e tyre. Shteti dhe shoqëria kanë detyrimin që të marrin masa shtesë që më të vegjlit e shoqërisë të kenë përkujdesjen e duhur që jua lehtëson shqetësimin me të cilin jeta i ka përballur padrejtësisht. Garantimi i logopedëve terapeut për fëmijët në çdo shkollë, është një hap jetik për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe krijimin e një mjedisi social për fëmijët me nevoja të veçanta”, u shpreh Hoti.

Deputetja Eslemvera Zake, foli si përfaqësuese e komisionit përgjegjës për këtë amendamentet të kërkuar nga deputetja e opozitës, duke theksuar se kjo rritje është e konsiderueshme dhe gati e papërballueshme për mundësitë buxhetore dhe fiskale për 2025-ën.

“Pretendohet që të bëhet ulje e shpenzimeve qeveritare, por nuk është bërë një analizë se cilat shpenzime duhet të zvogëlohen. Bashkitë kanë ngritur qendra komunitare ku ofrohet mbështetje për fëmijët me spektër autik, ku përveç shërbimit logopedik, fizioterapi, ata marrin edhe shërbim psikologjik. Fëmijët kanë mësues mbështetës nga klasa e parë deri në të nëntën për çdo fëmijë, ndërkohë që hartohet një program individual që quhet PEI, specifik sipas nevojave që ka çdo fëmijë në klasë. Vitet e fundit janë akorduar edhe bursa në masën e 50 mijë lekëve të reja për një vit shkollor”.

Amendamenti u hodh për votim, por u rrëzua me 57 vota kundër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More