Hoxha mirëpret ambasadorin e Spanjës: Propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

nga D. V.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura me të cilin bisedoi rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme.

Ministri Hoxha vuri në dukje kontributet e Spanjës në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe Institutit të Policisë Shkencore.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës janë të konsoliduara dhe ndërtohen mbi vlera të përbashkëta, me fokus forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave”, shkruan ministri në rrjete sociale pas bisedës.

Në takim u vlerësua intensiteti i shkëmbimit të informacionit, hetimet dhe operacionet e përbashkëta mes strukturave përkatëse të dy vendeve.

Një çështje tjetër, që u pa me interes ishte propozimi për bashkëpunim mes Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës Kombëtare të Policisë së Spanjës, e cila mund të krijojë një urë të re shkëmbimi në fushën e arsimit policor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More