Humb një turiste austriake në Karaburun, Forcat e shpëtimit në kërkim

nga Xh M

Një shtetase austriake, rreth 45 vjeç ka humbur kontaktin me autoritetet dhe grupin e saj që nga pasditja e së premtes ndërsa ndodhej në një guidë në gadishullin e Karaburunit.

E njohur për terrenin e saj të ashpër dhe natyrën e egër, zona është kthyer shpeshherë në sfidë për vizitorët e papërgatitur duke përfshirë edhe raste të tilla si ky raporton gazetari Marjus Seiti.

Pas raportimit të rastit, forcat e zonave të mbrojtura dhe policia kufitare janë mobilizuar menjëherë për kërkime intensive. Burime nga autoritetet bëjnë me dije se pozicioni i saj është lokalizuar në afërsi të Gjirit të Gramës, një nga destinacionet më të izoluara, por edhe më të bukura të Karaburunit.

Karaburuni, i cili mbrohet si pjesë e parkut kombëtar, mbetet një thesar natyror, por gjithashtu një zonë ku turistët shpesh përballen me vështirësi, veçanërisht kur dalin jashtë shtigjeve të njohura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More