I dyshuari për vrasjen e biznesmenit italian, aksioner i një guroreje në Vlorë. Familjarët me precedent në fushën e narkotikëve

nga L. M

Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij nuk janë emra të panjohur për drejtësinë.

48-vjeçari, i cili është i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur në Tepelenë, rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.

Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve. Në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj, bën me dije Report TV.

Përpos aksioneve në gurore, Kamber Sulçaj posedon edhe një stan me bagëti.

Ndërkohë, në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More