I mituri përfundon në spital, pasi është sulmuar nga një qen

nga Xh M

Nga Poliklinika e Draçevës dje në orën 10:07 në SPB Shkup kanë raportuar se një i mitur nga fshati Studeniçan i Shkupit është sjellë me lëndime të rënda.

“Sipas kallëzimit, i mituri së bashku me shokun e tij të mitur kanë hyrë në oborrin e personit juridik në fshatin Studeniçan, në pronësi të K.S (29) me ç’rast shoku i tij e ka zgjidhur qenin i cili pastaj e ka sulmuar dhe e ka kafshuar të miturin duke i shkaktuar lëndime”, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB theksojnë se ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More