Ibrahim Dehari shkarkohet nga detyra, letra nuk arrinë në kohë tek kryeministri Mickoski

nga Xh M

Tetovë, 15 nëntor – Letra e drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Deharit si duket nuk ka arritur në kohë tek zyra e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Ibrahimi, i cili është edhe nënkryetar i Degës së BDI Tetovë, është shkarkuar nga Bordi Drejtues para se letra të arrijë te kryeministri.

“PRO” shkarkimit të Deharit votuan 3 anëtarë të Bordit Drejtues të “Malit Sharr”, gjersa 2 ishin kundër.

Kujtojmë që gjatë ditës Ibrahimi dërgoi letër publike deri te Mickoski, duke kërkuar që të mbetet drejtor i Parkut Kombëtar, pasi siç tha në letër, “sepse nuk është anëtar i asnjë partie politike”.

I pyetur nga TV21, Ibrahimi deklaroi:

“Nuk dua që me çdo kusht të mbetem drejtor! Mickoski të ketë kujdes kënd do ta sjell, ky institucion është themeluar me shumë sakrificë“.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More