Ibrahimaj: Nuk pres ndonjë zhvillim në Kuvend para vendimit të Gjykatës Kushtetuese

nga D. V.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Ibrahimaj, ka deklaruar se partia e tij është e kënaqur me ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe me angazhimin në degët komunale, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, shumica e kandidatëve tashmë janë caktuar, ndërsa në disa komuna ende po identifikohen emrat potencialë.

“Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin në degët, shumica e kandidatëve janë caktuar. Për komunat tjera janë duke u identifikuar emrat potencial që do të garonin nga AAK,” ka theksuar ai.

Në lidhje me situatën politike dhe bllokadën në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Ibrahimaj u shpreh se nuk pret ndonjë zhvillim të madh përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke aluduar në mosgatishmërinë e palëve për kompromis.

“Në dy pjesët, ata nuk kanë shprehur ndonjë gatishmëri, të shohim. Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese (para vendimit të Gjykatës nuk besoj se ka ndonjë zhvillim),” ka thënë ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More