Ibrahimi: BDI 22 vjet në pushtet pa zgjidhur statusin e dëshmorëve dhe veteranëve

nga Xh M

Shkup, 12 shtator – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka kritikuar ashpër periudhën 22-vjeçare të qeverisjes së BDI-së që sipas tij, nuk kanë zgjidhur statusin e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.

Ai theksoi se në fund të mandatit të tyre, BDI futën ligjin e “branitellave” në rend dite vetëm për të shkarkuar dy ministra shqiptarë.

Sipas Ibrahimit, tani që BDI janë në opozitë, ato përpiqen të shfaqen si mbrojtës të interesave të dëshmorëve dhe kundërshtarë të ligjit të branitellave, megjithëse VLEN-i e ka penguar këtë ligj.

Ai përfundoi se me këtë qasje, këto parti vazhdojnë të mbesin në opozitë dhe se janë duke i bërë një shërbim të keq vetes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More