Shkup, 23 korrik – Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë nga BDI, për zgjidhjen e “çështjes së legjitimitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit”. Ibrahimi thumbon BDI, duke i porositur se do të duhet të angazhojë edhe ekspertë për luftë kundër korrupsionit.
“Mbasi ia kanë filluar të angazhojmë ekspertë të legjitimitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit, mirë do ishte të angazhojnë edhe ndonjë ekspert për luftën kundër korrupsionit. Vetëm një kombinim i tillë ekspertësh do ta shpjegonte se pse Marrëveshja e Ohrit po u kujtohet vetëm tani në opozitë dhe, e dyta, ekspertiza e tillë do të shpjegonte se pse gjatë 22 vjetëve pushtet nuk e normëzuan me asgjë legjitimitetin, ndërkohë që e normalizuan dhe familjarizuan korrupsionin”, ka shkruar Ibrahimi.