IGJEO: Reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër nga sot pasdite

nga D. V.

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) informoi se sot pasdite dhe nesër në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Në qarqet e tjera reshjet priten mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 9 / 14 °C, në vendet e ulëta: 5 / 12 °C  dhe në vendet malore:  2 / 8 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri shumë e fortë. Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More