IHMK ngushëllon familjen e Sylë Tahirsylaj: Do të mbahet mend për punën e tij profesionale

nga D V

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-drejtorit, Sylë Tahirsylaj.

Në njoftimin e bërë nga IHMK thuhet se ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushimin për IHMK.

“Të nderuar kolegë, me datë 16/06/2024, ka ndërruar jetë Profesori dhe ish drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Sylë Tahirsylaj. Profesori Sylë Tahirsylaj, vite me radhë ka udhëhequr Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushtimin për IHMK në veqanti për Sektorin e Meteorologjisë”, bëhet e ditur në njoftim.
Me këtë rast, IHMK i shpreh ngushllime familjarëve të profesorit, kolegëve, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë miqëve të tij.

Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Ai mbahet në mend nga publiku për parashikimin e shpejtë dhe të saktë të motit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More