ILD, pjesë e aktivitetit të Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë

nga D. V.

Rrjeti Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë është anëtar, zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme organizative dhe vendimmarrëse.

Eventi u organizua nga Presidenca e RESIJ dhe u mbajt në Gjykatën e Apelit në Paris.

Anëtarët e RESIJ bënë një përmbledhje të situatës administrative të rrjetit, detyrimet, punën e tremujorit të fundit të vitit 2025 dhe u votua programin për gjashtë muajt e ardhshëm.

Gjatë Asamblesë u përcollën të rejat nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale në drejtësi nga disa vende dhe përparimi i Italisë, që ka miratuar një ligj për përdorimin e IA në shtator të vitit 2025.

Asambleja e RESIJ zyrtarizoi pranimin e Moldavisë, si anëtarja më e re e RESIJ dhe rikonfirmoi për një mandat të dytë 2-vjeçar në bordin ekzekutiv të rrjetit Spanjën, Portugalinë dhe Italinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More