Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish presidentit

nga L. M

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta dhe ka lënë në fuqi masa e arrestit në burg.

Gjatë masës prokurori i çështjes Arben Kraja sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës ka thënë se nëse Ilir Meta lirohet ekziston rreziku që të intimidojë dëshmitarët.

Avokatët sugjeruan më parë një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, ndërkohë avokati i tha gjyqtarit Erjon Çela se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të largohet dhe arratiset.

“Gjykata Duhet të mbajë parasysh jo vetëm historikun e tij si drejtues shteti, ish kryeministër, ish kryetar kuvendi, ish president por edhe faktin që në këto momente kërkuesi i pandehuri z. Ilir Metaj është edhe presidenti Partisë Lirisë, forcës politike opozitare të dytë në Shqipëri”, tha avokati i ish presidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More