Importi i mallrave të akcizës në rritje, MF: Më shumë karburant dhe cigare, por më pak kafe dhe birrë

nga L. M

Të ardhurat nga importi i mallrave të akcizës kanë njohur rritje të fortë këtë vit. Vetëm gjatë periudhës janar-korrik 2025, buxheti ka arkëtuar 39 miliardë lekë, rreth 4.1 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në qendër të kësaj rritjeje qëndrojnë karburantet dhe produktet e duhanit.

Vetëm importi i karburanteve arriti në 70 mijë e 918 tonë, duke shënuar një rritje prej 8.2% krahasuar me vitin 2024. Edhe cigaret kanë ndjekur të njëjtën prirje, me një rritje prej 19.2%, duke forcuar ndjeshëm të ardhurat nga akciza.

Ndryshe ka ndodhur me importet e kafesë dhe të birrës. Sipas të dhënave zyrtare, kafeja ulet me 11.7%, ndërsa birra shënoi një rënie edhe më të fortë, prej 15.4%.

Ekspertët e lidhin këtë ecuri me ndryshimet në konsum dhe me formalizimin e tregut përmes kontrolleve doganore. Efekti për buxhetin është i qartë: më shumë të ardhura dhe një rritje prej 14.8% të akcizës në krahasim me një vit më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More