Incident në një kazino në Tetovë: Një grua sillet agresivisht dhe kërcënon punonjësin

nga D. V.

Më datë 07.01.2026, rreth orës 14:30, në SPB Tetovë është paraqitur D.S. (40) nga Tetova, i cili ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e tij të punës.

Sipas denoncimit, rreth orës 13:30, në një kazino të vendosur në rrugën “Ilinden” në Tetovë, një person i gjinisë femërore është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij, ka hedhur sende të ndryshme në drejtim të tij dhe e ka kërcënuar.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.

Tetovasot do të informojë opinionin për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More