Industria kulturore në Kinë ruajti një rritje të qëndrueshme të të ardhurave në nëntë muajt e parë të vitit, ndërsa sektori i shërbimeve kulturore u zgjerua në mënyrë të qëndrueshme dhe modelet e reja të biznesit vazhduan të lulëzonin, treguan të dhënat zyrtare të enjten.
Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), të ardhurat e kombinuara operative të kompanive të mëdha kulturore arritën në gati 10.96 trilionë juanë (rreth 1.55 trilionë dollarë amerikanë) në periudhën janar-shtator, duke u rritur me 7.9 për qind në baza vjetore, citon “Xinhua”.
Fitimi i industrisë kulturore u përmirësua ndjeshëm, me fitimet e firmave të mëdha kulturore që u rritën me 14.2 për qind në baza vjetore në 909.3 miliardë juanë në periudhën raportuese, sipas Statistikave.
Të ardhurat e sektorit të shërbimeve kulturore arritën në 6.06 trilionë juanë në tre tremujorët e parë, një rritje prej 11.9 për qind në baza vjetore dhe që përbënin 55.3 për qind të të ardhurave totale të ndërmarrjeve të mëdha kulturore.
Sektorët që paraqesin forma të reja biznesi, siç janë botimet digjitale dhe reklamat online, patën rritje të të ardhurave me 14.1 për qind në gati 4.89 trilionë juanë, 6.2 pikë përqindje më shpejt se ritmi i përgjithshëm.
Të dhënat bazohen në një anketë të kompanive kulturore me të ardhura vjetore prej 20 milionë juanësh ose më shumë dhe atyre që përmbushin standarde të tjera të përcaktuara nga Zyra e Statistikave.