Inspektorati i Transportit gjobit me tre mijë euro një kompani të autobusave nga Shkupi

nga Xh M

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:00, në pikën e pagesës “Kadrifakovë”, policia ka konstatuar parregullsi teknike në një autobus me targa të Shkupit.

Tek i njejti janë vërejtur parregullësi me ç’rast dhe është gjobitur.

“Është ndaluar dhe është kontrolluar një autobus i markës “Iveko” me targa të Shkupit, pronë e një kompanie nga Shkupi, që po drejtohej nga M.Z. (42) nga Shën Nikolla. Në kuadër të kontrollit është konstatuar se tahografi nuk ka qenë në rregull, gjegjësisht shoferi nuk ka pasur certifikatë për kontroll. Për ngjarjen është njoftuar Inspektorati Shtetëror për Transport dhe Lidhje, i cili ka shqiptuar gjobë prej 3000 eurove për personin juridik dhe 900 euro për personin përgjegjës”, thuhet ems tjerash në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More