Intensiteti i trafikut është rritur, mirëpo nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare

nga Xh M

Shkup, 8 qershor – Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Në pikat kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të vendosura të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është hapur për trafik për automjete deri në 3.5 ton që nga 17.04.2025.

Trafiku në urën mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, pranë fshatit Bashino, kryhet përmes një regjimi të përkohshëm trafiku, përkatësisht trafiku rregullohet me semaforë për shkak të punimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More