Ish-komandanti i UÇK-së udhëton për në Hagë, ftohet nga Gjykata Speciale

nga Xh M

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja ka njoftuar se ka udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ai ka theksuar se ky udhëtim është bërë “pa dëshirën e tij” dhe me “ftesë të detyruar”.

Në një mesazh në Facebook për bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët, Buja ka theksuar rëndësinë e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur atë “të shenjtë” dhe “të drejtë”.

Ai theksoi se “falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleatëve, veçanërisht nga SHBA-të, ne e gëzojmë lirinë sot”. “UÇK ishte kundër pushtuesit, e imponueshme dhe e domosdoshme,” tha Buja, duke shtuar se “lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg”.

Ai përfundoi me një shpresë të fuqishme për pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, duke besuar se drejtësia do të triumfojë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More